Kjo ishte situata sot te muri në veri pas tensioneve të djeshme (Video)

03.02.2017 18:17:18

Situata në veri të Mitrovicës është e qetë, ndërsa muri që është dashur të rrëzohej në fund të muajit janar, ende është aty.

Afro 100 serbë u mblodhën dje  të ura e Ibrit e të cilët të nxitur nga propaganda shtetërore serbe kinse muri pritej të rrëzohej  gjatë ditës, të njëjtët protestuan dhe kishin qëllim parandalimin e rrënimit të tij.

Kurse sot për çështjen e murit dhe se kur do të rrënohet ai, ka folur kryeministri Isa Mustafa.

Ai bëri të ditur se muri do të hiqet por nuk dha afat se kur do të ndodhë një gjë të tillë.