KJO NËNË SOLLI NË JETË FËMIJËN E 19-TË (FOTO)

29.07.2016 20:39:14

Prindërit e një bebeje të sapolindur shpesh nuk e dinë se si duhet të sillen me të sapombërriturin në shtëpi.

Por për Noel dhe Sue Radford, kjo eksperiencë është kthyer në diçka normale, pasi nëna 41-vjeçare nga Morecambe (Lancashire, Britani e Madhe) sapo ka sjellë në jetë fëmijën e 19-të.

Noel dhe Sue, mosha e fëmijëve të të cilëve varion nga disa javësh deri në 27 vjeç, janë prindërit e familjes më të madhe në Britani dhe sapo kanë pritur antarin më të ri këtë javë, të quajtur Phoebe-Uillou.

Zonja Radford u shpreh për “The Sun” se, “Phoebe është shumë i bukur”. “Jam e lumtur që ai është me ne”, thotë ajo Phoebe, i cili erdhi në jetë pas një ndërhyrjeje që zgjati 40 minuta, bashkohet me motrat dhe vëllezërit, Chris, 27 vjeç, Sophie, 22 vjeç, Chloe, 21 vjeç, Jack, 19 vjeç, Daniel, 17 vjeç, Luke, 15 vjeç, Millie, 14 vjeç, Katie, 13 vjeç, James, 12 vjeç, Ellie, 11 vjeç, Aimee, 10 vjeç, Josh, 9 vjeç, Max, 7 vjeç, Tillie, 6 vjeç, Oscar, 4 vjeç, Casper, 3 vjeç and Hallie, 13 muajsh.

Ndonëse çifti Radford e konsideron veten si prindër të 19 fëmijëve, ata fatkeqësisht humbën një djalë, Alfie, më 23 korrik 2014, i cili ishte 23 javësh gjatë shtatëzanisë. Ata i dhanë fëmijës tjetër, Hallie, një emër të mesit “Alphia”, në kujtim të vëllait.Zonja Radford u shqetësua, sepse Alfie nuk po lëvizte dhe nuk po ia ndjente rrahjet e zemrës.

Ndaj ajo shkoi në spital për një kontroll dhe mësoi se fëmija i tyre kishte vdekur. Menjëherë më pas ajo shkroi: “Unë mendoj se të humbasësh një fëmijë të ndryshon si njeri. Unë nuk jam i njëjti person si më parë, përpara se të humbisja Alfie”. “Unë nuk do të jem më si më parë, por kam mësuar ta jetojë jetën, duke vendosur një buzëqeshje në fytyrën time”, është shprehur zonja Radford.Sue e lindi fëmijën e parë kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.