Kjo vilë ‘borgjezi’ në Surrel do t’u bëjë të ëndërroni …

12.12.2016 16:04:53

Një nga vilat më të bukura në Tiranë ndodhet në Surrel.

Ju nuk do ta besoni, sigurisht, derisa të gjendeshit përpara portës.

Nuk ka mundësi që ai nivel dizajni të gjendet në atë zonë…

Sapo afrohesh përballesh vetëm me surpriza…. Muri i gurit është punuar me aq shije dhe kujdes sa ti mendon se pse vilat e tjera nuk kanë një mur të tillë.

Shkallët me një mermer shumë natyral të çojnë në katin e parë. Salloni është optimal dhe i mobiluar këndshëm.

Diku tek oxhaku gjendet një shkëmb autokton që ndërtuesi e ka lënë aty me qëllim dhe e ka integruar me vilën.

Kuzhina e paisur mirë shikon nga kopshti. Një dhomë e vogël nga ato për ditë me shi gjendet në krah të sallonit. Oborri është një mrekulli e vërtetë; aty shkon çdo lloj aktiviteti: kafe, barbeky, yoga, qoftë edhe thjesht të soditësh natyrën.

Pishina të fton të hysh brenda me një gotë shampanjë me vete. Nuk është nga ato pishinat ku lodhesh së bëri not. Bahçja e vogël ka perime organike nga të gjitha llojet.

Taraca e izoluar mirë mban panele diellore nga më eficientet që ngrohin ujë të mjaftueshëm për një familje, sistemi qëndror i ngrohjes është nga më cilësorët, dy dhomat në katin e sipërm ndihen si dhoma luksoze dhe sigurisht që ka edhe garderobë e dhomë hekurosjeje.

Ka parkim të mbyllur për dy makina dhe një punëtori ku pronari bën vepra arti. Është nga ato vila që kur zgjoheni në mengjes shikoni vetëm natyrë dhe jo dritaren e komshiut. Përpara saj shtrihen ullishta dhe kodra të buta me brezare….