Klasë politike që po krijon fusha të minueme?!

23.03.2020 13:05:32

Nga Skënder MULLIQI

Kur të kalon rrefimi histerik për Koronavirusin , e të shpresojmë që nuk do të shkonë shumë gjatë, do të shohim së çka ka mbetur nën hirin e saj.Do të shohim së a ka qenë Koronavirusi i shtyer si i qëllimshem të përfshinë botën, dhe në këtë kontekst, do të lindin shumë tema të reja.Ndoshta disa nga këto tema nuk do të jenë shumë të rëndësishme , por qe tema e Koronavirusit gjatë nuk do të harrohet të njerëzimi. Sigurisht së do të shpërfaqen edhe rrëfimet e ndryshme në botë.Për klasën tonë politike do të kemi rrëfime sigurisht jo të mira.Gjithëqka do të bëhët e qartë për secili njeri , së kush si ka vepruar në një situatë shumë të rënd për Kosovën.Veprimet e kësaj klase politike , karshi shtetit në një situatë shumë emergjente për jetë a vdekje, do të mbesin si njolla ma e ërrët e tyre.Populli nuk do të harron sigurisht, së kush i doli në ndihmë , e kush jo. Po mos të ishte Kurti në pushtet , por dikush tjeter këta yryshnik të politikës,nuk do të kërkonin mocion për rrezim e qeverise?! Si i thonë kësaj pastaj, tradhëti e kamufluar karshi Kosovës .Perdja do të bjen e gjithë këtij maskaralleku politikë . Krejt pas luftën keni treguar së nuk keni dert për marre, nuk keni dert për asgjë veq për plotësimin e egove të juja të sëmuara për pushtet .Nuk e keni dert për prishjën e raporteve me Amerikën siq po proklamoni.Po kush jeni ju more për Amerikën?Amerika i ruan interesat veta në Ballkan e në botë.Leni more këto marrina lidhur më Amerikën .Po dhimten e keni krejt diku tjetër.Kur mbaron e gjithë e dashtë zoti pa shumë viktima, do të gjeni justifikime së nuk jeni fajtorë për asgjë që ka ndodhur !Nuk po e dini dhe as qe po dëshironi më ditë së cilës kategori të mashtruesve i takoni?Ju moti jeni qmendur pas pasurimeve të paligjshme , në kurriz të popullit më të varfër në Evropë.U shërbyet gjithmonë me metodat e rrënimit, e jo ndërtimit të urave të përbashkëta për të ndërtaur shtet ligjor e demokratik. Albin Kurti ishte ai që ju prishi këto matematika, prandaj, nuk po ju intereson asgje veq që ta rrëzoni nga froni. Këte edhe mund të beni, por nuk mund të zhbeni të vertëtën e madhe së do tu takon ana e ërret e historisë .Po shërbeheni më ambicie të sëmuara politike , më të zeza së koronavirusi?! Si nuk u emancipuat sado pak për kaq shumë vite sa ishit në pushtet?Ne vend që të krijoni ura bashkëpunimi si vend i vogël në këtë botë qe jemi , ju po krijoni në vazhdimësi fusha të minueme…?!