Kletnikov: Partitë shqiptare janë më të mençura se partitë maqedonase

26.12.2016 21:44:01

Anëtari i Komitetit Qendrorë të organizatës ”Manisfesti maqedonas”, Eftim Kletnikov ka komentuar sjelljet e partive shqiptare dhe maqedonase kur janë në pyetje interesat e popullit të tyre.

”Nuk shoh hapësire për optimizëm. Partitë e bllokut maqedonas janë të ndara si asnjëherë më parë. LSDM dhe OBRM-PDUKM janë shndërruar në kanibalë kundër njëra-tjetrës. Edhe tek partitë shqiptare është ngjajshëm, por tek ata kur flitet për interesa kombëtare ata mblidhen nën një ombrellë. Këtë herë LSDM punoi edhe për interesin e shqiptarëve.” tha Kletnikov.

Ai gjithashtu shtoi se anëtarët e partive duhet të heqin dorë nga dëgjueshmëria ndaj partive të tyre. Kletnikov këto komente i bëri në emisionin Syri në televizionin Tv Nova.