Klinakut: Shqiptarët që më torturonin në burgjet e Serbisë i shoh çdo ditë (Video)

26.01.2017 21:09:22

Aktivisti shumëvjeçar të LKÇK-së Avni Klinaku, ka folur për dënimet ndaj tij, si i burgosur politik.

Ai ka treguar se gjatë periudhave kur ai ishte i burgosur politik, ishte torturuar më shumë nga shqiptarët sesa nga të policia serbe.

Klinaku ka folur për ata shqiptarë, sipas të cilit, kishin punuar për interesa personalë dhe marrjes së gradave më të larta, duke i keqtrajtuar të burgosurit politikë shqiptarë.

Ai ka treguar se këta njerëz vazhdon t’i takojë edhe sot.