Klopp: Krijuam shumë raste, por nuk i konkretizuam

11.12.2016 21:01:19

Jurgen Klopp ka folur pas barazimit 2-2 me West Hamin.

Trajneri gjerman është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por çaluan para portës.

Megjithatë, sipas Klopp ndeshja ishte ndaj një kundërshtari të fortë, siç është West Ham.

“Ne kemi provuam gjithçka. Ne ishim shpesh në zonën e tyre dhe krijuam situata të rrezikshme. Ne duhej t’i konkretizonim ato”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Ne jemi ende një skuadër vërtetë e mirë dhe kemi luajtur gjithashtu me një skuadër të mirë si West Ham sot. Kam emocione të përziera”, përfundoi gjermani.