Klopp ua bënë “bajat” karrierën futbollistëve që po transferohen në Kinë

23.12.2016 17:33:54

Jurgen Klopp ka kritikuar futbollistët që po përzgjedhin Kinën për të vazhduar karrierën e tyre.

Futbolli kinez viteve të fundit me shumë marramendëse ka tërhequr shumë futbollistë të njohur nga ligat e forta të Evropës, dhe i fundit është braziliani Oscar, që u largua nga Chelsea.

Rreth largimeve masive që po ndodhin për në futbollin kinez, sot ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Nuk ka asnjë ide pse futbollistët po marrin këto vendime”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Për mua nuk ka absolutisht asnjë opsion për të shkuar në Kinë. Por është vendim individual i secilit. Jam i sigurt që familja e Oscarit janë të lumtur për këtë vendim, nuk kanë pse shqetësohen më për para”.