Klubi i atletikës “Prizreni” në shpalljen e laureantëve të vitit

22.12.2018 13:57:29

Sot, në shtëpinë e kulturës “Xhemali Berisha”, u bë shpallja e laureatëve për vitin 2018 në lëminë e sportit. Në këtë ceremoni atletja e Klubit të Atletikës “Prizreni” Albina Bojaxhiu u shpall e katërta ndër 10 sportistet e vitit në Komunën e Prizrenit.

Nxënëse shembullore, e edukuar, e diciplinuar, fituese e 27 medaljeve ne vitin 2018, pjesëmarrëse në thyerjen e rekordit të Kosovës për seniore në stafetën 4×100 m., pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik në vitin 2018, nga ana e Federatës Atletike të Kosovës e nominuar si atletja më e mirë e vitit për U – 18, akterja kryesore ne grumbullimin e pikëve në Kupën e Kosovës për seniore, kupë të cilën e fitoi Klubi i Atletikës “Prizreni”. Në këtë ceremoni, u nderua post mortum ish atleti i klubi tonë Aledin Renaku. Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese në t’ardhmen.