Klubi që humbi Haaland për vetëm 3000 euro, ja çfarë ka ndodhur

13.02.2020 21:32:11

Është emri më i përfolur i momentit në futbollin botëror. Sidomos pas transferimit nga Salzburg te Borussia Dortmund, ku ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje.

Ende nuk i ka mbushur 20 vjeç, por Erling Haaland mund të kishte shkuar në kampionatin gjerman që kur ishte 16. Në vitin 2016, Hoffenheim e ftoi për një provë ku trajnerët mbetën të mahnitur nga fuqia që tregoi dhe i propozuan të bashkohej me skuadrën gjermane, që në atë kohë vinte nga një vit i vështirë.

Por në fund marrëveshja nuk u realizua, as për ta marrë në skuadrën U-16 sulmuesin norvegjez. Arsyeja? Vetëm 3000 euro. Menaxheri i futbollistit, asokohe ende fëmijë, kërkonte një rrogë prej 5000 eurosh në sezon, një shifër që binte ndesh me filozofinë e klubit gjerman për të rinjtë.

Ata i ofruan norvegjezit vetëm 2000 euro në muaj, arsye që bëri Haaland të mos vishte fanellën e Hoffenheim por të transferohej te Molde në Norvegji. Aty debutoi në skuadrën e parë kur ishte vetëm 15 vjeç e më pas fitoi famë te Salzburg.