Klubi spanjoll solidarizohet me Shqipërinë, ja gjesti që bëjnë

30.11.2019 02:18:47

Klubi i Malagës në Spanjë, kua aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptarë Keidi Bare e Armando Sadiku, është solidarizuar ditën e sotme me Shqipërinë pas situatës me tërmetet.

Përpara se të luanin përballë Numancian në transfertë, të gjithë futbollistët e Malagës kishin shkruar në bluza “Lutuni për Shqipërinë”.

Slogani “Pray for Albania/ Lutuni për Shqipërinë” ishte ndër më të përdorshmet për situatën e tërmeteve në vend.

49 persona kanë humbur jetën zyrtarisht, ndërsa dyshohet se nën rrënoja ka ende trupa të tjerë.