Klubit të Atletikës “Prizreni” iu shtua edhe një kup!

16.06.2019 10:17:03
Sot, në Mitrovicë, organizuar nga Federata Atletike E Kosovës, u mbajtën garat e Kupës së kosovës për Senior – re. Si në çdo garë, sukseset e klubit me traditë nga Prizreni nuk munguan! Në konkurencën e femrave seniore edhe pse pa asnjë seniore, të gjitha vajzat juniore, arritën ta fitojnë vendin e dytë! Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese në garat e rradhës
Sot më 15.06.20019 në Mitrovicë, organizuar nga Federata Atletike E Kosovës, u mbajtë kampionati individual i Kosovës për pioner – re. Në këtë garë, Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan 11 atlet – te. Si gjithmonë klubi me traditë mbi 50 vjeçare, ishte shumë i suksesshëm, u fituan gjithsej 12 medalje: 8 të arta, 3 të argjendëta dhe 1 e bronzët!
Rezultatet individuale janë si vijon:
Merisa Bojaxhiu U – 16 e para në gjyle, në 300 m dhe në stafetën 4×100 m.,
Sara Susuri U – 16 e para në 100 m. dhe në stafetën 4×100 m.,
Armel Qovanaj U – 16 i pari në 100 dhe 300 m.,
Emine Jenuzi U – 14 e para në 100 m. dhe 4×100 m. U – 16, e dyta në 300 m.
Saranda Kastrati U – 14 e para në kërcim së gjati,
Valiha Sabani U – 16 e para në 4×100 m dhe e dyta në 600 m.,
Alnesa Shabani U – 10 e dyta në 60 m. dhe
Leonit Gajraku U – 16 i treti në 300 m.
Me të dalë rezultatet zyrtare do ti komunikojmë.
Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese në garat e rradhës!