KMDLNj: Ja pse vdiq e paraburgosura e Qendrës Korrektuese në Lipjan

22.08.2016 12:49:49

KMDLNj ka bërë të ditur se e paraburgosura me inicialet B.Z, e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të sëmundjes dhe jo në rrethana të dyshimta.

KMDLNj kuadër të mandatit për monitorimin e institucioneve ku mbahen personat e privuar nga liria, i përkrahur nga KFOS bënë vizita të rregullta monitoruese për të vërtetuar se a respektohen të drejtat e njeriut të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Sipas tyre kujdes i veçantë në këtë aspekt u kushtohet grupeve të margjinalizuara të cenueshme sikur janë të miturit dh femrat, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë:

Vdekje për shkak të sëmundjes, jo në rrethana të dyshimta!

KMDLNj në Prishtinë, në kuadër të mandatit për monitorimin e institucioneve ku mbahen personat e privuar nga liria, i përkrahur nga KFOS bënë vizita të rregullta monitoruese për të vërtetuar se a respektohen të drejtat e njeriut të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Në këtë kontekst, kujdes të veçantë iu kushton grupeve të margjinalizuara dhe të cënueshme sikur janë të miturit dhe femrat. Kohë më parë, gjatë një vizite monitoruese në Qendër për të Mitur dhe Femra në Lipjan ka vizituar B. Z e lindur më 15.11.1976 në Prishtinë, e paraburgosur dhe në një gjendje të rëndë shëndetësore. Aty ku ajo mbahej e paraburgosur nuk kishte kushte për trajtimin e saj prandaj KMDLNj ka rekomnaduar që Q. F. M në Lipjan që të dërgohet për diagnostifikim në QKUK në Prishtinë, gjë që edhe është bërë. Shërbimi Korrektues i Kosovës përkatësisht Qendra për të Mitur dhe Femra me masë edukative, të paraburgosur dhe në vuajtje të dënimit nuk ka kompetencë që personat e paraburgosur, me sëmundje të pashërueshme siç ishte rasti me të paraburgosurën B. Z t’i lirojë apo t’ia zëvendësojë masën e paraburgimit me masë tjetër në mënyrë që ajo të ketë mundësi për trajtim dhe shërim por kjo është kompetencë ekskluzive e gjykatësit të procedurës andaj ka kërkuar që të informohet Gjykata kompetente për gjendjen shëndetësore të së paraburgosurës B. Z në mënyrë që të krijohen kushte për trajtim dhe shërim. Sipas informatës së KMDLNj –së, Institucioni korrektues në Lipjan, në dy raste e ka informuar gjykatën kompetente për gjendjen shëndetësore të B. Z të mbështetur me dokumentacionin shëndetësor me të cilin vërtetohet se gjendja shëndetësore e të paraburgosurës B. Z është shumë e rëndë dhe pa shpresa për shërim. Përkundër kësaj, B. Z është mbajtur në paraburgim ( e dërguar në spital) ku me 21.08.2016 në orën 13:00, sipas Raportit – Vërtetimit mbi Vdekjen Klinike, Klinika e Kirurgjisë – Reparti HB, e paraburgozura B. Z ndërroi jetë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale – Reparti HB.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut konstaton se Shërbimi Korrektues i Kosovës për katësisht Q. K në Lipjan ka ndërmarrë të gjitha masat, në kuadër të mundësive ekzistuese për trajtimin shëndetësor të të paraburgosurës B. Z mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që ajo ta merrë trajtimin dhe shërimin e duhur. KMDLNj edhe më parë ka rekomaduar që për personat në moshë të shtyrë, të sëmurë rëndë e sidomos për ata me sëmundje të pashërueshme, shteti duhet të dëshmojë një akt mëshire duke ua mundësuar që së paku të vdesin të rrethin familjar dhe në kushte më të dinjitetshme. Nëse ekipi mjekësor konstaton që një i privuar nga liria ka sëmundje të pashërueshme dhe pak kohë për jetë atëherë gjykata kompetente (për të paraburgosurit) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (për të dënuar) duhet të reagojë dhe veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria e jo që të lejojnë që ata të vdesin në burg , pas së cilave lindin shumë dyshime për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Nuk është hera e parë që një person i privuar nga liria vdes në burg për shkak të sëmundjes së pashërueshme pas së cilave lindin dyshime dhe dilema për trajtim shëndetësorë të personave të privuar nga liria.

KMDLNj kërkon nga Institucionet përkatëse të tregohen më të përgjegjshme duke ua kujtuar se në raste të veçanta, e për rastin B. Z . mendon se është i tillë, të drejtat e njeriut janë mbi një vendim të gjykatës aq më parë që sidomos për këto raste edhe Ligji zbatohet në përputhje dhe në favor të të drejtave të njeriut.