KNK dënon rastin e dhunimit të një të miture në Drenas

07.02.2019 17:34:11

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) përmes një deklarate, ka dënuar ashpër rastin e shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të bashkëmoshatares së tyre 16-vjeçare në Drenas dhe kërkon ndërmarrjen e masave dënuese për autorët e këtij rasti.

“Ne si Këshill i Nxënësve të Kosovës – strukturë përfaqësuese e nxënësve të gjitha shkollave të mesme në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar (KYC), organizatën nën ombrellën e së cilës funksionojmë konsiderojmë që ngacmimi dhe shfrytëzimi seksual nga ana e mësimdhënësit dhe policit hetues duhet të dënohet, dhe drejtësia të vihet në vend.

Jo rrallë herë nxënësit/et, janë viktima të dhunës qoftë fizike, psikike/emocionale dhe seksuale ushtruar kundrejt nesh nga hisedarë të ndryshëm në institucione ku presim të edukohemi dhe mbrohemi. Reagoni sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë!”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ndryshe, Këshilli i Nxënëseve të Kosovës është strukturë përfaqësuesve e nxënësve brenda territorit të Republikës së Kosovës e themeluar në vitin 2005 nga Këshilli Rinor Kosovar- KYC organizatë jo qeveritare nën ombrellën e së cilës funksionon kjo strukturë.