Koalicioni Nisma-AKR drejt prishjes, shkak emërimi i Haxhi Shalës si shef i Grupit parlamentar

31.01.2020 13:06:47

Emërimi i Haxhi Shalës si shef i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, siç duket do të jetë shkaktar i prishjes së mundshme të koalicionit Nisma-AKR.

Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet, nga deklarata e Jetlir Zyberajt, këshilltarit të ministrit të jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se AKR nuk është konsultuar fare për këtë vendim.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi ynë me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.