Koalicioni PAN-AKR – gjithëçka vetëm që LDK të mos drejtojë Qeverinë dhe proceset në vend

05.09.2017 16:18:48

Nga Rexhep Kastrati

Një nga tezat themelore që e kam shtruar në kontekst të zhvillimeve politiko-institucionale ka qenë edhe ajo sipas të cilës PDK, VV, AAK, Nisma, korpusi medietik që kontrollohet prej tyre, e ashtuquajtura shoqërive civile, Serbia dhe aleatët e saj nuk mund të durojnë që Qeverisë dhe proceset në Kosovë dhe rreth Kosovës t’i udhëheqë LDK-ja. Në argumentim të kësaj teze kam përmendur qoftë shfaqjen e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, më 1997 e në vijim, qoftë angazhimet e përbashkëta kundër presidentit Rugova dhe LDK-së që nga viti 1997 e në vijim, qoftë bashkimin e subjekteve politike shqiptare dhe të pakicave për të bllokuar zgjehdjen e presidentit Rugova në postin e të parit të vendit, qoftë bashkimin e subjeteve politike shqiptare dhe të pakicave për të bllokuar miratimin e amandamenteve për ligje të ndryshme të rëndësishme të propzuara nga LDK-ja, siç është ligji për Presidentin, ligji për Kryeqytetin, ligji për veteranët, emërtimi i FA-së dhe të tjera. Kurse ajo që ndodhi gjatë viteve 2015 – 2017 dëshmoi katërcipërisht se për të penguar dhe rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga LDK, përkatësisht nga kryeministri Mustafa, janë në gjendje ta djegin edhe shtetin. Dhe kuptohet në një bashkërendim edhe me serbët dhe me Beogrdin. Edhe krijimi i PAN-it në momentet e fundit është një dëshmi tjetër e përpjekjeve për të pamundësuar krjimin e një Qeverie të drejtuar nga LDK-ja. Madje edhe fakti se AKR-së i janë vënë në dispozicion shumë ministri, shumë zëvendësministri dhe madje edhe posti i presidentit të vendit pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit, është dëshmi e fortë se gjithççka janë në gjendje të bëjnë vetëm që të pengojnë që drejtimin e Qeverisë dhe të proceseve ta ketë LDK-ja. Futja në marrëveshje ndërmjet PAN-it dhe AKR-së edhe posti i presidentit, dëshmon se në lojë që nga fillimi ka qenë edhe Hashim Thaçi, e që e bën më të qartë edhe gjithëpërfshirjen për të penguar që drejtimin e Qeverisë ta ketë LDK-ja.

Në anën tjetër, VV, që luajti me vijën e kuqe të LDK-së për të mos bërë koalicion me PAN-in për shkak të PDK-së, dhe u soll në mënyrë arrogante dhe imponuese. Në këtë sjellje, ka ndikuar edhe klani i VV-së brenda LDK-së që u munduan ta detyrojnë atë të bëjë çfarëdolloj koalicioni me sektën e Albinit. Pozita e LDK-së në një koalicion të tillë do të ishe e mjerë, pasi që jo vetëm që nuk do ta kishte postin e kryeministrit, por do të detyrohej të pajtohej me një platformë qeverisëse tërësisht në kundërshtim me natyrën e saj, si dhe në kundërshtim me interesat kombëtare. Në fakt, krijimi i dy blloqeve PAN dhe VV, më shumë sesa thjesht shpërfaqje e kundërshtive, ishte edhe për të futur LDK-në në mes dhe për ta goditur sa në një anë, sa në anën tjetër. Tashmë kur koalicioni PAN ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në, dhe kur LDK dhe VV mund të jenë në opozitë, kjo e fundit ka filluar të luajë me kartën e nacionalizmit, ashtu siç ka luajtur edhe gjatë mandatit të kaluar. Ajo tashmë po mundohet të manipulojë dhe të marrë primatin në opozitë, por edhe të krijojë një bosht të sajin me gjoja krijimin e shumicave shqiptare në Kuvend, edhe pse gjatë mandatit 2010-2014, raporti i shqiptarëve në opozitë dhe atyre në pozitë ishte më i thellë, pasi që në opozitë ishin tri subjketet më të mëdha shqiptare, dhe ishte një koalicion PDK-AKR-pakicat, pra pa AAK-në, kurse Nisma nuk ekzistonte. Këtë kartë nacionalizmi, VV po mundohet ta marrë për të devalvuar rëndësinë e LDK-së, e cila sigurisht se është në pozitë të ndjeshme me një koalicion PAN-AKR-pakicat në pozitë, dhe me VV-në në opozitë. Mandati 2010-2014 ka dëshmuar se LDK, VV dhe AAK nuk arritën kurrë të bëjnë një opozitë të bashkuar.

Në këtë mënyrë, është dëshmuar katërsipërisht për të satën herë se për të penguar LDK-në që ta drejtojë Qeverinë dhe proceset në vend, PDK, VV, AAK, Nisma etj., janë gjendje të bëjnë gjithçka, prandaj edhe ajo dë të duhej të luante me të gjitha kartat dhe të arrinte që të merrte drejtimin e Qeverisë dhe të proceseve në vend, pavarëisht nga lufta speciale që është zhvilluar dhe është duke u zhvilluar, sepse në çfarëdo varianti do të gjejnë shkas, ose do të prodhojnë shkase që ta luftojnë atë. Duhet të jetë e qartë përfundimisht se për LDK-në është i pranueshëm çfarëdo lloj koalicioni në të cilin do të kishte drejtimin e Qeverisë, dhe të mos kishte vija të kuqe. Nëse të tjerëve u lejohen dhe madje lavdërohen pse arrijnë të bëjnë 62-63 vota bashjë me të serbëve, pse LDK të mos bëjë koalicione në të cilat do ta drejtonte Qeverinë? Nëse të gjithë të tjerët paskan mundësi, madje edhe lavdërohen për koalicionet që bëjnë, pse LDK të mos ketë të drejtë, pse të sulmohet dhe pse të anatemohet nëse realizon koalicione në të cilat do të kishte drejtimin e Qeverisë? Edhe në rastin e koalicionit me AKR-në, që LDK e bëri për të mos bërë koalicion me PDK-në dhe me koalicione ku është ajo, tash po kritikohet, ngaqë këta të gjithëdijshmit e paskan ditur se AKR është proruse dhe që do të tradhtonte. Po sikur të mos kishte bërë koalicion me AKR-në dhe numri i kuvendarëve të saj të ishte po ai, por në pozitë të njëjtë, a nuk do të shpërthenin sulmet se përse nuk bëri koalicion me AKR-në? Pra, merre nga ta marrësh, LDK do të ishte e sulmuar dhe është e sulmuar si bëri si nuk bëri koalicion me ndonjë parti apo koalicion të caktuar.