Koalicioni PDK-AAK-Nisma a është koalicioni kundër Republikës?

20.05.2017 21:53:36

Nga Rexhep Kastrati

Kadri Veseli ka thënë se vendimi për ushtrinë e Kosovës, do të jetë një nga vendimet e para që në fillim të mandatit qeverisës. Edhe pse këtë e ka thënë vetëm për konsum zgjedhor, megjithatë, rikthen në vëmendjen e njerëzve edhe nismën ligjore të hashim Thaçit, e cila ishte bërë në kosnultim me Vuçiqin, por jo edhe me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa dhe me aleatët tanë strategjikë. Aq shumë iu pat bërë publicitet kësaj nisme dhe aq me karaxhozllëk Hashimi e mori rolin  e kryeheroit, sa që nga ekzaltimi deklaroi se nëse nuk do të kalonte kjo nismë, do të jepte dorëheqje. Por ndodhi që si zakonisht, të fusë bishtin ndër shalë dhe të mbyllë gojën. Atë botë u pat akuzuar LDK se është kundër ushtrisë, madje u poll një rrenë e madhe se gjoja më 2014 serbët na e paskëshin dhënë pëlqimin për ta votuar transformimin e FSK-së në FA me kusht që t’u vazhdoheshin vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Ajo që ka rënë në sy si në vitin 2014, ashtu edhe gjatë këtij viti është fakti se ushtria e Kosovës, nuk përmbante emërtimin Republikë, dhe ishte quajtur Forcat e Amatosura të Kosovës. Këmbëngulja për të mos emërtimin Republikë nga ana e Hashim Thaçit dhe partive që tash janë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe sekta okulte e Albinit, për të mos u përfshirë emërtimi Republikë, u interpretua si këmbëngulje për shkak të ngjashmërisë me FARK-un e kohës së luftës, por e vërteta është se pos kësaj, në këtë këmbëngulje ka ndikuar fakti se si linjë politiko-ushtarake ishin shfaqur për të rrënuar organizimin institucional të Republikës së Kosovës të shpallur pas referndumit të vitit 1991, dhe për të hapur rrugë për zgjidhje të tjera. Këtë e dëshmon edhe fakti se edhe vetë emërtimi i të ashtuquajturës Qeveri e Përkohshme e Kosovës në krye me Hashin Thaçin nuk kishte emërtimin Republikë, e së këndejmi edhe të ashtuquajturat ministri nuk kishin emërtimin Republikë. Një dokument që e kam publikuar më herët, është dëshmi e qartë për këtë.

Siç shihet në këtë dokument, mungon emërtimi Republikë, ashtu siç mungon edhe në emërtimin e Forcave të Armatosura. Kjo nëse transformimi i FSK-së në FA do të bëhet me ndryshime kushtetuese, kurse nëse do të procedohet më tej me nismën e Hashim Thaçit, atëherë do të kemi vetëm FSK, vetëm se do të ketë një batalion, brigadë serbe që do të operonte në veri të Kosovës. E nëse ky do të jetë ndër vendimet e para të këtij koalicioni PDK-AAK-Nisma, do të mund të kuptohet se çka po e pret Kosovën.