Koalicioni për mbrojtjen e fëmijëve dënon përdorimin e dhunës në një kopsht

12.02.2020 16:27:48

KOMF dënon rastin e fundit të përdorimit të dhunës në një ndër kopshtet e Komunës së Prishtinës dhe i bën thirrje autoriteteve të rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin sa më shpejt të gjitha masat dhe veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

“Aktualisht, pjesa dërrmuese e institucioneve parashkollore dhe programeve alternative në Kosovë nuk kanë Politikë për Mbrojtjen e Fëmijëve, për pasojë nuk kanë një sistem për parandalim dhe mbrojtje të fëmijëve e as sistem të brendshëm të reagimit dhe raportimit. Për më tepër një numër i madh i kopshteve private vazhdojnë të punojnë pa licencë duke mos ju nënshtruar procesit të monitorimit dhe inspektimit. KOMF kërkon të ndërpritet puna e të gjitha kopshteve të cilat nuk operojnë në bazë të standardeve dhe nuk kanë licencë”, thuhet në komunikatën e KOMF-it.

Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve në institu cionet parashkollore, KOMF ka kërkuar që Draft Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme i cili është në proces hartimi, të parashikojë krijimin e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve për institucionet parashkollore dhe ofruesit e shërbimeve të fëmijërisë së hershme.