Koalicioni rural: Në vend të parave, një pjesë e subvencioneve të jenë për pjesën e mekanizmit, fara dhe lloje tjera

02.06.2017 12:46:31

Një pjesë e subvencioneve, në vend si mjete financiare, të jepen në lloj të mbështetjes konkrete: lloje të reja, fara, mekanizim, repromateriale. Kështu njëqind për qind të shfrytëzohen, për prodhim, ndërsa do të pengohen edhe manipulimet eventuale gjatë shpërndarjes.

 

Këtë e theksojnë bujqit të cilët janë përfshirë me hulumtimin e fundit të Koalicionit rural – Kumanovë, të zbatuar në periudhën dhjetor 2016 – janar 2017.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të Koalicion rural Liljana Jonoski, bujqve u nevojitet komponent zhvillimor, i cili do t’i nxitë që të investojnë në modernizim të prodhimtarisë.

Vlerësimi i saj dhe i bujqve është se shpërndarja e subvencioneve në lloj të ndihmës konkrete paraqet edhe lloj të sigurisë se paratë që i jep shteti do të shkojnë në duart e vërteta dhe do të shpenzohen në mënyrë produktive, për dallim nga mjetet në të holla, të cilat mund të përdoren për dedikim tjetër, në vend që të investohen në prodhimtari, njofton AIM.

Hulumtimi i Koalicionit rural është zbatuar në rajonin e Pollogut, rajonin Veriperëndimor dhe Juglindor, në komunat Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Rankovc, Nagoriçan i Vjetër, Kërçovë dhe Strugë.