Koalicioni VAKAT dënon rrëzimin e xhamisë në Serbi

27.05.2017 15:54:09
Koalicioni VAKAT me anë të një komunikate për media e ka dënuar shkatërrimin e xhamisë në Zemun Polje afër Beogradit në Serbi.

Sipas tyre, ky është një akt që shkatërron tolerancën fetare në Serbi.

“Koalicioni Boshnjak VAKAT më së ashpri e gjykojmë shkatërrimin e dhunshëm të objektit të xhamisë  nga ana e pushtetit të Zemun Polje pranë Beogradit në Serbi. Ky është një akt i pa parë i dhunës ndaj një grupacioni fetar dhe bashkësisë Islame në Serbi , e cila  është lojale vetëm e atyre politikave dyqindvjeqare e të cilëve ishte përzuarja e muslimanëve  autoktonë nga këto vise dhe shkatërimin e objekteve fetare të fesë Islame, të cilat vetëm në Beograd në shekullin 19 ishin dikur reth 200 të tillë”, thuhet në komunikatën e Vakat.

Ky koalicion ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të marrin masa mbrojtëse për ruajtjen e muslimanëve në Serbi.

“Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të marin masat e mbrojtjës së muslimanëve në Zemun Polje dhe të kerkojnë nga pushteti në Serbi që urgjentisht të rindërtojë objektin e rrënuar të xhamisë, dhe që përfundimishtë të shqyrtojë çështjen e mungesës së hapsirave për lutje në Beograd, në të cilin jeton një numër i madhë i muslimanëve – Shqiptarëve, Romëve dhe pjestarë të popujve tjerë dhe bashkësive etnike”, thuhet në njoftimin e koalicionit boshnjak Vakat.