Koci: Deputetët ta votojnë demarkacionin, askush nuk po humb, të gjithë po fitojmë

22.02.2018 19:22:03
Avokati Arianit Koci ka thënë se marrëveshje e dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi, për demarkacionin ka qenë moment i rëndësishëm për politikën.

Koci ka thënë se me apo pa raportin e Bulliqit, demarkacioni duhet të votohet, sepse sipas tij, të gjeturat e këtij raporti mund të përdoren si platformë për implementimin e deklaratës se përbashkët te presidenteve te Kosoves dhe Malit te Zi.

Koci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se askush nga kjo marrëveshje nuk po humb, por të gjithë po fitojmë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga dy presidentët lidhur me demarkacionin, ku është paraparë që të bëhen korrigjimet duhura, nëse sigurohen dokumentet adekuate, është moment i rëndësishëm politik.

Tash, me apo pa raport të Bulliqit, demarkacioni duhet të votohet.

Ekzistojnë forma te tjera se si raporti i Bulliqit mund te futet ne përdorim edhe pa qene pjese e votimit tash.

Te gjeturat e ketij raporti mund te perdoren si platforme per implementimin e deklaratës se përbashkët te presidenteve te Kosoves dhe Malit te Zi. Pra, keto te gjetura do t’i ndihmojne Kosoves ne procesin e shenjimit te vijes kufitare, ne grupin e përbashkët punues qe do te themelohet ne përputhje me këtë deklarate.

Ramushi e ka dëshmuar që është patriot i papërmirësueshëm dhe qëllimi i tij i vetëm është që Kosova të mos humb asnjë pëllëmbë tokë.

Sidoqoftë, deputet të nderuar: krijojeni mundësinë që të votohet demarkacioni dhe të lëvizim lirshëm.

Askush nuk po humb, të gjithë po fitojmë!