Koci: Haradinaj NUK është liruar me kaucion

12.01.2017 18:31:04

Gjykata franceze e Apelit ka urdhëruar sot lirimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mediat franceze dhe ato botërore kanë raportuar se Haradinaj është lëshuar me kaucion (dorëzani me para), transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Arianit Koci, avokat i Haradinajt, i cili sot ka qenë i pranishëm më Colmar, ka mohuar për lajmi.net se ish kryeministri është liruar me kaucion.

“Jo, Haradinaj nuk është liruar me kaucion. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Koci nga Straburgu, atje ku do të qëndrojë Haradinaj deri në një vendim tjetër të Gjykatës franceze.

Haradinajt i është marrë pasaporta dhe duhet që dy herë në javë të paraqitet në polici.