Koci: Kur është dashur kemi ditur ta mbrojmë Kosovën, tash duhet të kemi paqe

15.01.2017 20:51:34
Avokati, Arianit Koci ka theksuar se retorika nacionaliste është anakronike dhe nuk na nevojitet, edhe nëse Serbia vazhdon me daullet e luftës dhe diverzione në baza ditore.
Sipas Kocit, duhet t’i japim rastin paqes pasi nuk jemi si ata.

Ky është postimi i plotë:

“Retorika nacionaliste është anakronike dhe nuk na nevojitet, edhe nëse Serbia vazhdon me daullët e luftës dhe diverzione në baza ditore.

Duhet t’ia japin rastin paqës.

Nuk jemi si ata.  Mu kjo është arsyeja që në luftēn e fundit, bota demokratike ka qenë në anën tonë.

Ngritja e nivelit tē ekonomisë, arsimit, sistemit të drejtësisë, mjekësisē, ushtrisë, policisë, pastaj kultivimi i marrëdhënieve me shtetet mike dhe raportet e mira fqinjësore, janë prioritetet tana.

Fuqishëm besoj që edhe në taborin e tyre, ka shumë individ që mendojnë si une.

Sidoqoftë, kur është dashur, gjithmonë kemi ditur ta mbrojmë Kosovën“, shkruan ai.