Koci: Spekulimet për Haradinajn e dëmtojnë Kosovën

11.02.2017 14:18:30

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se spekulimet për Haradinajn se mund të procedohet penalisht në Gjykatën Speciale, e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por gjithë Kosovën

Ai ka thënë se Tribunali i Hagës, tashmë e ka liruar Haradinajn nga çfarëdo përgjegjësie penale, për tërë periudhën e luftës.

Statusi i plotë:

Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi.

Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhēn e luftës.