Kodet e bisedave brenda FETÖ-s

28.08.2016 23:21:37

Në kuadër të hetimeve për organizatën terroriste Fetullahçı dhe Strukturat Paralele (FETÖ/PDY) me qendër në Konya, ka dalë në pah kodimi i komunikimeve brenda kësaj organizate, ku thuhet se në për lëkurat e kurbaneve përdorej fjala “këmishë”, për çeqet bankare fjala “letër”, mbledhjet konsultative “pirje çaji”, studentëve që do hynin në provimin e pranimit si polic “pelin dhe polat”, librave të Fetullah Gülen-it “diamant” dhe personave të pakualifikuar “VC”, raporton Anadolu Agency (AA).

I dyshuari A.S i cili punonte si ekonomist në organizatën terroriste në dëshminë e tij gjatë marrjes në pyetje nga policia e Konya-s, ka thënë se i është hequr e drejta për dhënien e ligjëratave pasi nuk fliste shumë për Fetullah Gülen-in.

A.S thotë se blerja e shtëpive dhe makinave ishte e përcaktuar me rregulla të veçanta në organizatë dhe më pas ka shtuar: ”Imamët dhe ekonomistët të cilët punonin në strukturën e FETÖ/PDY nuk mund të merrnin shtëpi apo makina pasi mund të humbnin besimin tek bordi drejtues për atë qytet. Ishte e ndaluar marrja dhe blerja e shtëpive dhe makinave të shtrenjta. Ato mund të bëheshin vetëm pas aprovimit të imamit të atij rajoni.”

Kodet e organizatës

A.S thotë se ata që kontribuonin më shumë në organizatë quheshin të “klasit A” dhe se në këto mbledhje shikoheshin CD të Fetullah Gülen-it. Ai më pas shton se kordinimi i mbledhjes së parave bëhej gjatë javës.

Pasi është emëruar si llogaritar ai thekson se është mësuar nga persona të ndryshëm për mënyrën e kryerjes së detyrës. “Më mësonin se si të mblidhja paratë dhe të mbaja shënime. Më thonin vazhdimisht që duhet të isha i kujdesshëm në veprime të kësaj natyre. Emrin e personave që jepnin para duhet ta shënoja në një letër të vogël dhe përballë tij shënoja kodet e llojit të parave të mbledhura. Më treguan se si duhet ti kodifikoja gjatë telefonatave lidhur me këto veprime. Himmet-it “hm”, bursave “brs”, lëkurës së kurbanit “këmishë”, çekëve bankare “letër”, mbledhjeve të konsultave “pirje çaji”. Studentëve që kishin mbaruar një universitet dhe futeshin në provimin për policinë “pelin”, ndërsa nxënësve të cilët kishin mbaruar shkollat e mesme dhe futeshin në provimet e policisë quheshin ‘polat’.”

A.S gjatë dëshmisë së tij ka thënë se është hedhur nga shtëpia e organizatës ku ai qëndronte pasi ka kritikuar Fetullah Gülenin se përzihet shumë me politikë dhe se është kërcënuar që nuk do të mund të punojë në asnjë institucion shtetëror pas atij momenti.

Një tjetër i dyshuar me inicialet G.Z në dëshminë e tij të dhënë përpara hetuesve është shprehur se librat e Gülenit emërtoheshin si “diamante”, ndërsa personat e pakualifikuar emërtoheshin me kodin “VC”.

G.Z tregon se për shkak se kishte të dashur, pinte cigare dhe shëtitjet e tepërta i ishte vënë nofka “VC”. “Brenda organizatës termi ‘VC’ përdoroj për anëtarët e padobishëm. Shkurtimi i saj ishte si një përbuzje dhe për këtë arsye përdorej me qëllim në këtë mënyrë. Në këtë mënyrë mua dhe studentë të ngjashëm i merrnin nën presion”, shpjegon ai.