Kodheli: Banorët e fshatrave të Klosit s’kanë pse bëjnë më ‘cirk’

22.01.2017 12:22:33

“96-vjetorin e Xhenios e festuam në mënyrën më të mirë, mes njerëzve që i shërbejmë, në Kurdari dhe Kurqelaj të Klosit, ku përfunduam hapjen e një rruge që ishte shembur dhe bllokuar që prej nëntorit të vitit të shkuar, për shkak të rhjeve të shiut.”

Kështu njofton sot ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në rrjetet sociale, jo pa kënaqësi:

“Banorët e këtyre fshatrave nuk u duhet më të bëjnë “cirk” për të shkuar në qytet, Nuk kishte rast më të mirë për të vlerësuar disa nga ushtarakët e civilët e Xhenios, për kontributin e dhënë në ndihmë të komunitetit për emergjencat civile, si dhe në ndërtimin e urave dhe rrugëve,” shkruan Kodheli në Fb.