Kodheli mbledh shtabin e emergjencave në Dibër: Gjendje problematike në Gjoricë

12.11.2016 19:53:50

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka mbledhur pasditen e sotme Shtabin e Emergjencave në Dibër nisur nga situata e vështirë e krijuar në këtë zonë për shkak të motit të keq të ditëve të fundit.

Sipas Kodhelit, se situata më problematike paraqitet në Gjoricë, për shkak të prurjeve të lumit të Bulqizës dhe Drinit të Zi.

“Në Gjoricë po punojnë 15 trupa të Forcave të Armatosura dhe 6 mjete të rënda për të shmangur dëmet nga përmbytjet. Një masiv dheu po rrezikon jetën e një familjeje në Fan, ku po punohet për zgjidhjen e situatës”,  ka thënë Kodheli.