Kodi +383 sipas Aneksit të Buletinit Operacional numër 1114 – 15. XII. 2016 të ITU-së

16.12.2016 11:45:15

Nga Rexhep Kastrati

ITU-ja ka ndarë kodin ndërkombëtar për Kosovën, dhe këtë e ka publikuar në Annex to Operational Bulletin No 1114 – 15.XII.2016 që ka 20 faqe, dhe në të cilin është dhënë lista e vendeve që kanë kod ndërkombëtar sipas renditjes në bazë të numrit, dhe në renditjen sipas alfabetit, si dhe numrat e lirë që nuk janë në shfrytëzim. Në fund janë dhënë shpjegime për shkronjat që janë krahas emrit të vendeve apo të grupit të vendeve që kanë kode. Sipas rendit në bazë të numrave, Kosova është në faqen 5 të këtij Anexi, me emrin “Kosovo”, e jo “Kosovo i Metohija”, dhe ka yllin, e në të njëjtin rresht është edhe shkronja “r”, si shënim që specifikon pozcionin e ITU-së në raport me statusin e Kosovës. Edhe në renditjen sipas alfabetit, Kosova figuron njëjtë: Kosovo*      r, dhe gjendet në faqen 12. Pra, në asnjë rast, Kosova nuk emërtohet “Kosovo i Metohija”, as nuk thuhet kurrkund se kodi që +383 është kod regjional. Përkundrazi, me shkronjën “r”, që vlen vetëm për Kosovën, qartësohet pozicioni neutral i ITU-së ndaj statusit të Kosovës, ashtu siç e ka edhe BE dhe NATO. Shpjegimi që ka dhënë ITU në faqen 18, e bën të qartë këtë. Pra, ITU ia ka ndarë kodin Kosovës, ashtu sikurse edhe BE që ka nënshkruar MSA-në me Kosovën, pra duke mbajtur pozcion neutral ndaj statusit të Kosovës. Kujtoj se më qartë se kaq nuk ka ku shkon. 

 

Pra, shihet qartë se Kosova figuron me emrin e saj kushtetues, përkatësisht në variantin anglez të saj si “Kosovo”, e jo sipas variantit serb “Kosovo i Metohija”, dhe se pozicioni i ITU-së ndaj statusit të Kosovës është i njëjtë si i BE-së dhe i NATO-s.

Duhet të theksohet se ky pozcion  nuk ka lidhje me pozicionin që ITU ka ndaj Tajvanit, ashtu siç është thënë deri më tash, sepse si në reditjen sipas numrave, ashtu edhe në renditjen sipas alfabetit, emri i Tajvanit shoqërohet me emrin e Kinës, dhe numri i Tajvanit është numri i Kinës (86) dhe numri 8 (886).

Pra, shihet në të dy rastet se emri i Taiwanit shoqërohet me emrin e Kinës, duke e qartësuar se pozicioni i ITU-së ndaj Taiwanit, është pozicion që e njeh atë si pjesë të Kinës, dhe edhe numri pra është i Kinës, dhe është kod gjeografik.

Te fotoja e fundit, shihet se emri i Maqedonisë nuk është emri kushtetues i saj, pra ashtu siç e ka në kushtetutën e saj, por është emri me të cilin ajo është e pranuar në OKB, pra ashtu siç njihet ndërkombëtarisht (rreshti i tretë nga fundi).