Koha kur Molliqaj fliste për raportet me Albin Kurtin

09.12.2017 13:54:27

Para tri javësh, Dardan Molliqaj, kishte folur për raportet e tij me Albin Kurtin. Kishte thënë se do të qëndrojnë bashkë derisa kanë pajtime për ide. Në atë kohë kishte mohuar se ka përplasje ndërmjet zyrtarëve të Vetëvendosjes.

“Nuk ka asnjë ndryshim të marrëdhënieve mes meje e Kurtit. Besoj që marrëdhëniet duhet me qëndru edhe personale, edhe politike, edhe private derisa ka pajtime. Kur s’ka pajtime, s’ka”, kishte thënë Molliqaj në një emsion televizi, në TVDukagjini.

Molliqaj kishte thënë se Albin Kurtin nuk është si krejt deputetët tjerë.

Deklaratat e Molliqajt ishin bërë pasi edhe atëkohë janë përmendur përplasjet ndërmjet zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Ndërkohë, përplasjet ndërmjet udhëheqësve të Vetëvendosjes dolën kur u publikua një komunikim i deputetes Aida Dërguti, e cila e quan mut Albin Kurtin.

Sidoqoftë, Molliqaj, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina i kanë dalë në krah deputetes Aida Dërguti, e cila kërkoi falje pse Kurtin e quajti mut derisa tha se ka mospajtime të thella brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj, Xhelal Sveçla, njëri prej njerëzve të afet të Kurtit, foli për shantazhe ndaj Albin Kurtit për të mos lejuar kandidimin e tij për Kryetar Partie. Tha se s’mund ta ndalë askush rrugën e Kurtit drejt rikthimit në krye të Vetëvendosjes.

Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj në zgjedhjet e fundit kishin krijuar një grup duke lënë nën hije grupin e Albin Kurtit. Madje, Molliqaj e Ahmeti kishin arritur të shkelnin edhe Kryetarin e VV’së, Visar Ymerin, duke dalë para tij me vota. Grupi i Ahmetit dhe Molliqajt kishte shkelur edhe më shumë njeriun më të afet të Kurtit, Glauk Konjufcë, duke e lënë të shtatin me numër të votave.

Dardan Molliqaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes pasi i ishte kërkuar një gjë e tillë nga grupi i Albin Kurtit. Prej atëherë, Molliqaj e Kurti kishin krijuar një distancë edhe në publik.