Koha po digjet kot/ Poezi nga Tahir Bezhani

04.07.2019 11:31:09

KOHA PO DIGJET KOT….

Fitili ndizet ngadalë nga brenda

Qelizat bëjnë luftë me jetën

Etja mbetet  etje e ngrirë

Si figurë e algëve të detit

Dëshmi e qenies antropologjike

Europcion llavash vullkanike

Pas ftohjes mbetesh figurë

Ngjizur shkëmbinjve të kohës

Vetëm për studime gjeneratash

Koha po digjet,apo,

Digjemi ne brenda kohës