Kokat dhe bishtat e klanit pronto

23.04.2018 10:28:52

Nga: Binak Maxharraj

Nuk e di çka me ra ndërmend të shkruaj diçka për kokat dhe bishtat e Klanit Pronto.Në të vertet ne botë ka koka dhe bishta të ndryshme,me dimensione te ndryshme.Kokat mund te jenë të medha,por edhe te vogla.

Kokat I kanë njërëzit,por i kanë edhe kafshet,insektet,zvarritësit,etj,por më interesant janë kokat e njërëzve që s’janë të gjitha njësoi,por dallojnë.Ka koka të rrumbullakëta,por ka edhe pak si petake.Ka koka te rrueme dhe të pa rrueme,por ka edhe koka cullake,por ka koka edhe me mjekrra të shkurtëra e te gjata.Këto kokat me mjekrra e vershuan vendin tone pas luftës,sikur zbritën nga qielli,ishin aq shumë sa njeriu trishtohej nga to,ishin gjithendej.Në kohën time nuk ka pas aq shume koka me mjekrra,pos te atyre hoxhallarëve,por njërëzit e mbajnë mend kokën më mjekërr të Rexhep Qoses,ata qe se njohnin mendonin së ai është hoxhe në ndonjë xhami të Llapit.

Nga ana tjetër,sikurse kokat poashtu edhe bishtat qe shkojnë pas kokës janë të lloj lojshme.Bishta kanë kafshet,shpezët ,zvarrnikët, insektet,peshqit e ndryshem qe jetojnë ne oqeane e detna.Por kanë bishta edhe sendet qe nuk janë të gjalla,si psh.bishti I sakicës,lopatës,shatit,tërnakopit,etj.E mbaj mend mire vetem bishtin e sakicës kur e “lemojë” trupin time,për shkak së isha pak I lazdruar.Por,edhe njerëzit dikuar kan pasë bishta kur jetonin nëpër drunjë,bishtat u mundesonte atyre qe te fluturojnë më lehte prej nje peme ne tjetren.Evoluimi biologjikë bere qe njeërzitë dalëngadalë të humbasin bishtin,sepse nuk kishim më nevojë për te. Por qe atehre ka mbetë fjala edhe për njërëzit kur thonë “mos luaj më bishtë”,apo “luaje bishtin”.

Por kësaj radhe do të ndalëmi në kokat dhe bishtat e Klanit Pronto.Klani Pronto ka disa koka dhe shumë më shumë bishta qe I shkojnë pas.Por dy janë kokat më të mëdha te ketij Klani,ai i gjarperit dhe  urithit.Koka e Klanit Pronto gjarpër , është shumë trishtuese,te tmerron,është një kokë shumë helmuse e cila helmin mund ta gjuaj edhe disa metra larg dhe mund të të paralizon në vend.Koka e Klanit Pronto gjarpër vepron vetem ditën,është shumë i zhdervjellët sa qe nuk e pyet askend për kurgja.Vendimet i merr në krye n’vehte.Kjo kokë vepron mbi tokë dhe vetem ditën,Askush nuk mund të ndal në asgje.Të gjitha vendimet i merr në krye në vehte.Kurse koka tjeter e Klanit Pronto urithi poashtu është trishtuese,kjo kokë me dallim nga koka e gjarprit,vepton nen tokë, vtem naten ne errsirë,sepse krejtë punet I ka ne qefe t’I kryej ku se shehe askush.

Por kokat e Klanit Pronto I kanë edhe bishtat e tyre,sepse pa ta nuk mund te vepronin.Është e vertet së njërëzit nuk kanë bishta,por shumë prej tyre e luajnë rrolin e bishtit kur nga ata kërkohet qe te luajnë rrolin e bishtit.Por, bishatat e Klanit Pronto luajn,gjuhen dhe kërcejnë ashtu siç u thotë Koka e Klanit Pronto,sepse koka e drejton edhe bishtin. Këta bishta të Klanit Pronto natën ne errësir dikur e paten djege flamurin e Dardanis me shqiponjën dy krenare,por kur Kokat e Klanit Pronto ua sollën flamurin me gjashtë yje dhe Kosovën të vizatueme në te,qe se fundit edhe ia hoqen një copë toke,këta bishta e Klanit Pronto nuk guxuan me u ndi të gjallë.

Keto ditë Klanit Pronto nisi t’I del tymi,kur EULEX ia  arrestoi gjashtë Prontist që u zunë më pelë për dore,pasiqe kishin “regrutu”pa mase njerëz për Veteran te luftës,pa e pa kurr luftën,bile disa nga të regrutuarit ishin edhe do qe kur ka ndodhe lufta ata nuk kishin më shume se nga 2-3 vjeq.Për këtë pune ata kishin marrë shume pare,ishin pasuru.

Por,menjhërë pas kësaj bishtat e Klanit Pronto reaguan ne silin e tyre tanimë të njohur se nuk është e vertët,se nuk e njohin EULEX-in,nuk ia kanë besen,dhe se gjykimin e tyre duhet ta kryej hetuseisa dhe gjykatat vendore.Bishtat e Klanit Pronto sikur kishin harrue,se po të mos ishte EULEX-si,sot sa I përkrtë vendorëve,nuk do te kishim Aferën e Klanit Pronto e cila e dridhi krejte Kosovën e më gjerë, me marifetet,dredhit dhe keqpërdorimet qe I kishte ba.Sa për këta te tanët,po te mos ishte EULEX-si edhe sot e kesaj dite Adem Grabovci do te këcente hava ne Kuvendin e Kosovës pa there në këmbë.Këta bishta e Klanit Pronto,jane edhe vete sikur Klani Pronto,duke e zhvatë këtë vend të varfër,duke e vjedhur dhe plaqkitur duke I pasuru pa fije turpi.Këta bishtat e Klanit Pronto ne vend qe te tregojnë numrin e sakt të veteranve te luftes,ata pa fije turpi e rrisinë në hiq me pak se për 34 mijë veteran te rrejshem,duke e damtue shtetin me mbi 70.milion euro ne vit.Kesaj I thonë hajni,kesaj I thonë plaqkitje,kësaj I thonë sikur të të jape dikush para pa punu fare.Në vend se keta Bishtat e Klanit Pronto te ulen e ti qesin syte ne koder e te ju thonë te gjithëve me emer e mbi emer se ti nuk ke luftu dhe nuk mund te jeshë veteran pa luftu,ata edhe sot e kësaj dite e rrisin numrin e veteranve te luftes pa fije morali pa fije turpi, sepse po ju duket se Kosova eshte e pasur, Bishtat e Klanit Pronto nuk protestuan kur vetem pas luftës bane vetevrasje mbi 150 kolege e tyre te luftës,pra luftetarët e vertet te idealit e te luftës,vetem sepse nuk kishin mjete për mbijetes,e sa shume te tjere jane te detyruar te leshojnë vendin.

Sot, kur ka nisë me u zgidhë lamshi I hajnive te luftës,kur po  dalin për ledinë se si anetaret e Klanit Pronto,komandantet e Rognerit,I kanë vjedhe,I kanë keqepërdor gjatë luftes me miliona e miliona marka dhe euro te cilat ishin dedikuar ne emer te luftes te mbledhe nga populli ne diaspor,keta bishtat e Klanit Pronto nuk guxojnë as qe te ndihen.Nuk patën guxim këta bishate e Klanit Pronto të protestojnë as ahtehere kur Klani Pronto ia çkapi 82 mijë hektar toke duke ia shitë apo falë Malit të ZI,keta atehrë shukatën.Nuk protestuan këta bishtat e Klanit Pronto as atehre kur Klani Pronto me 21 dhjetor 2o17 u orvat te baje grusht shtet ne shtetin e vete për çka u bane prralla e botës.Këta bishta të Klanit Pronto nuk reaguan as kur u kidnapuan dhe u deportuan me dhunë për ne Turqi shtetasit turq pa kurrfarë procedure,nuk reaguan sepse bishti nuk guxone te reagoj pa I thane koka.

Këta bishtat e Klanit Pronto nuk protestoj,nuk reagojnë për asgje çfare e bane Klani Pronto edhe sikur te jete ne pyetje shteti,po de nuk e bajne sepse qe 18 vjete kanë hanger se bashku ne një sahan,kanë vjedhe,kanë keqpërdorë pasurin e shtetit dhe janë ba te pasur,pa mund pa dije dhe pa fije turpi