Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë /VIDEO

20.01.2018 18:21:07
Reshjet e dendura të borës që kanë nisur sot pasdite kanë shkaktuar problemet në qarkullim.

Bora ka krijuar kolona të gjatë të veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, respektivisht në vendin ku ndahet autostrada për Prizren/Shqipëri dhe Pejë.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë vështirësi qarkullimi ka në të gjitha magjistralet, raporton lajmi.net.

Edhe ajo për Shkup ka probleme me qarkullim. 

Ndiqeni videon në vazhdim: