Kolonë nëpër rrugët e Prishtinës

06.10.2019 13:52:38

Si rrallëherë, këtë të diel në Prishtinë rrugët janë të ngarkuara nga automjetet.

Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, këtë të diel rrugët e Prishtinës janë të mbushura me vetura, kështu duke shkaktuar edhe kolonë.

Në bazë të fotografive që kanë ardhur në adresë të lajmi.net, shihet se që nga rruga “Agim Ramadani” e deri te rrethrrotullimi kryesor në hyrje të Prishtinës, numri i veturave është i madh.

Si duket e gjithë kjo kolonë dhe tollovi në këtë ditë të diel në Prishtinë është shkaktuar për shkak të zgjedhjeve.