Kolumbi, shkon në 254 numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës, mbi 200 të zhdukur

02.04.2017 11:34:14

Të paktën 254 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitjet e tokës në Kolumbi.

Rrëshqitjet e dheut në Mocoa të Kolumbisë, filluan pas shirave të rrëmbyeshëm dhe dajes nga shtrati të lumit Macoa.

Autoritetet kolumbiane kanë pezulluar operacionet e shpëtimit të shtunën, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe terrenit të vështirë.

Por kërkim-shpëtimi pritet të rifillojë sërish.

Sipas autoriteteve, reshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë të dielës, gjë e cila mund të vështirësojë përpjekjet për të shpëtuar të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.