Komandant “Lata”, a të kujtohet Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Dyrmishi?

02.06.2017 21:05:26

Nga Rexhep Kastrati

Komandant “Lata”, Afrim Maliqin e kam njohur se ka qenë gazetar në “Rilindje”! Ka qenë pak tip i tërhequr, por ka qenë njeri punëtor dhe shokë i mirë. Hyzriun dhe Ilirin nuk i kam njohur. Mirëpo nuk ka rëndësi a i kam njohur apo jo: rëndësi ka që ata janë vrarë nga policia serbe në tradhti! Në tradhti se dikush  kish dekonspiruar itinerarin dhe qëllimin e tyre. Ti komandant “Lata” besoj se e din kush ka mundur t’i ketë tradhtuar ata.

Dhe kur jemi këtu, a është e vërtetë se në faksin e “Rilindjes” kishte shkuar një listë për likuidimin e personaliteteve të rëndësishme, duke filluar nga presidenti Rugova, e që më vonë është bërë publike nga të tjerë? Dhe a është e vërtetë se këtë listë e kishte marr Afrim Maliqi dhe ua kishte treguar Hyzri Tallës dhe Ilir Dyrmishit? Dhe a është e vërtetë se ata, sidomos Hyzriu, që ishte oficer i lartë i UÇK-së, e ka diskutuar këtë listë në shtab, ku ke qenë edhe ti? Dhe a është kjo arsyeja se përse janë tradhtuar ata?

Po tradhtia që i është bërë Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, ai është bërë për të njëjtat arsye me tradhtinë që i është bërë Adem Jasharit: për të eliminuar drejtuesit e grupeve dhe për t’i zëvendësuar me të tjerë? Komandant “Lata”, po Xhemën kush e vrau? Po  Ejup Visokën kush e plagosi? Apo ndoshta ata nuk janë gjallë se mund të kenë vdekur nga sëmundja, apo edhe mund të jenë eliminuar si të tjerë?