Komandanti i KFOR-it tregon nëse planifikohet zvogëlimi i trupave në Kosovë

28.05.2018 20:41:51

KFOR-i do të mbete në Kosovë sipas nevojave që jepen nga NATO dhe për momentin nuk planifikohet të ketë zvogëlim të trupave. Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Couci.

“Mandati i KFOR-it varet nga kushtet në terren. Tani për tani NATO nuk planifikon ta ndryshojë ose zovgëlojë këtë mission në Kosovë”, ka thënë Couci për gazetën serbe “Jedinstvo”.

Couci tutje tha se KFOR-i nuk do të përzihet në temat politike, dhe gjithashtu nuk është i përfshirë në hetimet për Ivanoviqin.

“Ne llogarisim se në gjithë rajonin duhet të tregohet mbështetje për normalizimin e situaatës së girusië, dhe të mos ketë tensione”, tha komandanti i KFOR-it, transmeton lajmi.net.

Ai dha edhe arsyetimin pse trupat e KFOR-it nuk kanë ndërhyrë në rastin e arrestimit të Gjuriqit.

“Arrestimi i Gjuriqit u krye nga Policia e Kosovës, dhe KFOR-i nuk u ftua të ndërhyjë në kapacitetin e shkallës së tretë të reagimit ndaj kësaj situate”, tha tutje Couci.

Situatën në Kosovë e vlerësoi si të qetë dhe pa kërcënime. Gjithashtu gjenerali demantoi lajmet serbe se ka tentime për “dëbimin e serbëve”.

“KFOR-i mbanë marrëdhënie të ngushta dhe shkëmbime të infromatave me institucionet në Kosovë. Me daljen e ndonjë sinjali paralajmërues mbi situatën e sigurisë, ne jemi të gatshmë të zbatojmë masat për Kosovën e sigurt”, theksoi ai.

Sipas Coucit, KFOR-i mbështet zhvillimin dhe përmirësimin e FSK-së.

Kurse për Ushtrinë tha se vendimi duhet të vijë nga politika.