Komandantja e NATO-s, kështu e komenton gjendjen e sigurisë në Kosovë

18.07.2017 17:52:24

Komandantja e Forcave të Përbashkëta të NATO-s, Michelle Howard e ka komentuar gjendjen e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ajo ka thënë se NATO është plotësisht e vetëdijshme për tensionet në vendet e rajonit, por duke theksuar rolin e KFOR-it si mjaft të rëndësishëm, transmeton lajmi.net

Howard tutje ka shtuar se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të mbeten prezente në këtë pjesë, deri në momenti kur situatë e sigurisë bëhet më stabile.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për tensionet në rajon, dhe mbështetemi në vlerësimet e situatës në terren në kohë reale nga forcat e KFOR-it në Kosovë dhe zonat përreth. KFOR do të vazhdojë të ofrojë siguri dhe një mjedis të qëndrueshëm për lirinë e lëvizjes për të gjithë. Ne do të jemi fleksibil në këtë pjesë, deri kur situata e sigurisë të ndryshojë”, ka thënë Michelle Howard për EWB.

Ajo foli edhe për gjendjen në Kosovë, ku tha se KFOR-i do të vazhdojë të mbetet i angazhuar që të sigurojë një ambient të qetë për të gjithë.

“KFOR vazhdon të mbështesë një Kosovë të qetë, stabile dhe multi-entike, me ndihëm e rreth pesë mijë ushtrave të cilët janë të gatshëm për të reaguar shpejt për çdo sfidë të sigurisë. NATO është e angazhuar për të mbështetur zbatimin e një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe qëllimi ynë është që të mbajmë numrin aktual të ushtarëve edhe gjatë muajve të ardhshme”, shtoi komandantja e NATO-s.

Sipas saj, roli i NATO-s dhe KFOR-it në vendet e Ballkanit Perëndimor, është me rëndësi të veçantë.