Kombi shqiptar në raport me shtetin!

01.12.2019 22:40:55

Nga: Adem Bytyçi

Kombi si kategori politike ,etnike dhe socio psikologjike e ka shumë të nevojshme ekzistencën e shtetit!
Shteti paraqet instrumetin kryesor të konsolidimit  të kombit dhe ngritjës  dhe mbrojtjës së vlerave më monumentale kombëtare!
Historia e kombeve është e ndryshme në raport me shtetin dhe anasjelltas.Ka kombe ,të cilat për kundër përpjekjeve dhe shumë sakrificave nuk kanë arritë të ken shtetet e tyre, prandaj edhe vazhdojnë luftën  për të realizuar kêtë qëllim imediat ,pa të cilin e kanë të pa mundur zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave të tyre kombëtare dhe njerëzore!
Për fat mirë kombi ynë e ka një shtet, detyra e të cilit është e shumë anshme, si në mbrojtjen e popullatës në rast lufte , në rast të përhapjës së epidemive të ndryshme si dhe në rast të fatkeqësive natyrore siq janë tërrmetet ,vershimët dhe pasojave të vollkanëve të ndryshme!
Përfat të keq ,me rastin e tërmetit vrastar të dt .26 .nëntorit, i cili përkundër dëmeve të pa llogoritshme materiale mori edhe jetë njerëzish, tregojë se kombi shqiptar e ka një shtet i cili dështojë në menagjimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore të përmasave dramatike ,por në të kundërten vetë kombi shqiptar dëshmojë unisimin e tij si terësi dhe vetëdijen e lartë kombëtare për ta menagjur në mënyrën më të mirë të mundshme situatën pas terrmetit, per t’i dal në ndihmë popullatës,ani pse në mungesë të një shteti të  konsoliduar dhe me parametra bashkëkohor.
Ajo ,që e bënë situatën edhe më të tmerrshme është pa aftësia e shtetit për t’i mengjuar ndihmat të cilat janë të shumta dhe vijen gjithë andaj nga Kosova ,dhe vendet tjera me mia tonalota , për t’i dërguar atje ku popullata ka nevojë dhe ende gjindet nën qjellin e hapur e të cilët kërkojnë bukë, vëshmbathje dhe shtrojë e mbulojë!