Komentet negative të aktivistëve të LVV ndaj Xhakës dhe Shaqirit e bëjnë të jep dorëheqje aktivistin e hershëm të LVV-së

27.06.2018 00:55:22

Si popull që nuk kemi shumë kohë që kemi dalë nga lufta, patriotizmi është një nga çështjet më të rëndësishme dhe të ndjeshme për ne. Si e tillë, është shndërruar në një kartë e fuqishme me të cilën si popull mund të manipulohemi lehtë. Kjo është dhe karta të cilën aq shumë po e përdorë Lëvizja Vetëvendosje, sa që sa herë që dëgjohet diçka nga aspekti patriotik apo i atdhedashurisë, lidhet menjëherë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë herë ndjenjën e veçantë të krenarisë e atdhedashurisë na dhanë futbollistët përfaqsues të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët pas golave që i sollën Zvicrës fitoren në ndeshjen kundër Serbisë, bënë shenjën e shqiponjës, që në të njejtën kohë simbolizon edhe prejardhjen e tyre, por edhe faktin se ndeshjen kundër serbisë e fituan shqiptarët.

Edhe pse të gjithë do të duhej të ndjeheshim  krenarë nga një veprim i tillë, disa nga ativistët e LVV nuk janë ndjerë ashtu, madje e quajnë këtë gjë gabim. Ky veprim e ka irrituar një aktivistë të LVV aq sa e ka bërë të tërhiqet nga LVV.

Duket se atdhedashuria dhe partiotizmi i pëlqejnë LVV vetëm kur e përdorin për interesat e tyre dhe përfitimet personale./fokusi.org/

Më poshtë keni të bashkangjitur postimin e aktivistit në fjalë në profilin e tij në fb:

“Njoftoj miqet shoket dhe dashamiret qe nga sot nuk do vazhdoj veprimtarin time si aktivist i Levizjes Vetevendosje . Me shum se 8 vite kalova aty , kishte momente te mira dhe mos pajtime por se bashku arritem te ia dalim . Duke mos ndalur angazhimin rreth levizjes gjat gjith kohes sa isha ne Gjakove njejt veprova edhe kur fillova nje sfid te re ne mergim . Sot kur qdo kush krenohet me Shqiptaret qe perfaqsojn Zvicrren disa nga ish bashkaktivist dalin kunder me komente aq negative sa qe eshte e pa pranushme . E pa pranushme per mua eshte edhe afrimi i deputetit te Akr Labinot Tahirit duke ditur se aj eshte edhe njeri nder ata qe kaloj demarkacionin me voten e ti qe ishte vendimtare . Duke ia uruar qdo te mire Kosoves dhe qytetareve te Republikes edhe nje her zyrtarizoj dorheqjen time nga Levizja Vetevendosje .

Tash e tutje paq veq dit te mira Kosova ime e dashur .

27.06.2018

Veton Golaj

Aargau Zvicerr”