Komisioneri i BE-së që vizitoi Kosovën të enjten, vetizolohet pasi një anëtar i stafit infektohet me COVID-19

11.10.2020 23:04:27

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se është vetizoluar pasi një anëtar i stafit të tij ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Varhelyi të enjten ishte në vizitë në Kosovë.

“Jam informuar sot se një anëtar i stafit tim ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Duke pritur rezultatet e reja, unë dhe anëtarët e stafit jemi duke u vet izoluar në linjë me direktivat e shëndetit publik. Unë ndjehem mirë dhe nuk kam simptome, testet në javën e kaluar ishin negative. Qëndroni të sigurt!” – ka shkruar Varhelyi në Twitter.