Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi raportin për RTK-në

Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi raportin për RTK-në

25.04.2017 13:40:39

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka bërë shqyrtimin e Raportit të tremujorit të parë financiar për vitin 2017 të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe të Programit të shpenzimeve të RTK-së për periudhën prill-qershor 2017.

Kryetari i këtij komisioni, Naser Osmani, ka kërkuar transferin nga Kuvendi në shumë prej mbi 2 milionë eurosh për RTK-në.
Ndërsa, kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti, ka thënë së në tremujorin e parë të vitit janë shpenzuar më pak mjete.

Me 5 vota për, tri kundër dhe një abstenim është miratuar raporti i RTK-së.