Komisioni Qendror i Zgjedhjeve : Deri në orën 15: 00 kanë votuar...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve : Deri në orën 15: 00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues,

11.06.2017 17:50:51

(E plotësuar) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë konferencës së tretë që ka mbajtur sot, bëri të ditur se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elekronike deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues, gjithsej në përqindje 25,36 përqind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e tretë për media të dielën ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave që posedojnë deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues, apo 25,36 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në terren deri më tani ishte i rregullt.

Daka: Deri në ora 15.00 kanë votuar 497.121 qytetarë

“Në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 15.00, kanë votuar 497 mijë e 121 votues, gjithsej 25,36 për qind. Deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull. Ka edhe informime të ndryshme në media, mirëpo sa i përket shkeljeve të Kodit penal këto janë çështje të prokurorisë dhe organeve të mbledhjes. Ne nuk do të merremi me çështje, të cilat nuk janë kompetencë jona,” tha Daka.

Ndërsa, Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, ka bërë të ditur se deri në këtë kohë nuk kanë pranuar asnjë ankesë.

Gjoshi:  Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë

“Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë që dikush nga vëzhguesit si nga subjektet politike, si nga organizatat joqeveritare nuk kanë shkel ligjin deri më tani. Çdo rast që do të jetë i përfshirë do të merren masa adekuate. I kisha ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë në mënyrë të qetë pasi që iu kanë ofruar të gjitha kushtet për të shprehur të drejtën e tyre,” ka thënë Gjoshi.

KQZ: Deri në orën 15 votuan 27 për qind e qytetarëve

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimeve deri në orën 15:00 në të gjitha pikat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur sot në orën 07:00 të mëngjesit.

Nga numri prej 1.872.941 i votuesve të regjistruar, të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se në votime kanë marrë pjesë afër 500 mijë veta, apo mbi 27 për qind e votuesve.

Në orën 11, dalja ishte më e ulët sesa 9 për qind. Kjo shifër është ngritur pas mesditës, kur nëpër vendvotime është vërejtur numër i madh i votuesve.

Kjo përqindje është nxjerrë vetëm mbi bazën e vendvotimeve nga të cilët janë dërguar të dhëna, ka njoftuar KQZ në faqen e saj zyrtare.