Kompanisë “Gjirafa” i bllokohet qasja në Shqipëri, reagon drejtori Mërgim Cahani

11.01.2019 00:56:58

Drejtori i kompanisë “Gjirafa”, Mërgim Cahani, ka njoftuar se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në Shqipëri ka bllokuar kompaninë e suksesshme kosovare, “Gjirafa”.

Cahani ka thënë se bollkimi i Gjirafashqip, nga AMA, është bërë pa paralajmërim, duke mos dhënë asnjë arsye.

“GjirafaShqip është njëra ndër startupet më të suksesshme jo vetëm në rajon mirëpo edhe në botë, e fundit si top 13 startupet në Evropë duke përfaqësuar Shqipërinë, dhe AMA na “shpërblen” me bllokimin e faqes në Shqipëri pa arsye apo lajmërim”, ka shkruar Cahani në Twitter.

Ai ka sqaruar se bllokimi i “Gjirafa”, ka ndodhur dy javë më herët dhe ende vazhdon të mbetet e tillë.

“Gjirafa ende e bllokuar (https://video.gjirafa.com ) në disa ISP në Shqipëri gati që dy javë. Si duket autoriteti AMA ka bërë kërkesën për bllokim në AKEP. Gjirafa gjithmonë ka punuar dhe vazhdon të punon me origjinalitet, kreativitet, dhe në kuadër të ligjit dhe bazës etike”, ka sqaruar Cahani.