KOMPANITË AJRORE DO TË DUHEJ T’JU JEPNIN MASKA UDHËTARËVE NĒ DERË TË AEROPLANIT!

18.07.2020 20:34:15
Nga: Ahmet Asani
E tmerrshme është kur një punë nuk mendohet në detaje por improvizohet, ose mendohet mirë por nuk kontrollohet! Nuk me habisin shtetet ballkanike, por qe Zvicra te lejojë këso hallka te dobëta (schwachtellen) të një procesi sinxhiror është per t’u habitur!
Dihet se 1 maskê e thjeshtê një perdorimshme qoftë prodhim fabrike, qoftë e punuar vet, mund të përdoret maksimum 2 orë dhe me pas duhet të hudhet! Jo vetëm maskat e thjeshta, por edhe maskat me ventil FFP2/FFP3 që mund të perdoren 8 orë, pas çdo dy orêsh duhet te hiqen dhe te lihen që të pauzojnë minimum 30 min!
Sot erdha nga Zvicra në Prishtinë, ajo që me ra në sy në aeroportin e Cyrihut, ishte se nga ora 3 e mëngjesit kur filluan të grumbullohen udhëtaret për çekin, e deri ora 9 kur aeroplani i chair-it ateroi në Prishtinê, pra per 6 orë të gjithë udhêtarët i kishin të njejtat maska!?
Le që në hyrje te aeroplanit nuk u ndanë maska të reja dhe udhëtaret ishin me maska tê skaduara, por në aeroplan nuk kishte distancë as mes rreshtave e as mes udhetarëve të të njejtit rresht! Aeroplani ishte mbush spic, sikur t’mos kishte fare pandemi! Zoti e bëftë hajr, por kjo punê nuk do t’na shkojê mbarê nêse vazhdohet kështu!
Image may contain: indoor