Kompanitë publike ne Ferizaj drejt falimentimit ​

31.01.2019 22:13:06

​Qeverisja e PDK-se ne krye me Agim Aliun e filloi mandatin e vet qeverises para nje viti dhe vendimet e para te kesaj qeverie lokale ishin shkarkimet e paligjshme dhe pa kurrfare analize te bordeve te ndermarrjeve publike. U shkarkuan edhe bordet e kompanive publike, per te cilat madje edhe auditoret kishin konstatuar afarizem stabil financiar.
​Dega e LDK se ne Ferizaj ka bere te njohur keto tendenca degraduese por nuk ka menduar qe ky avaz do te vazhdoje deri ne kete shkalle falimentuese. 
​Emerimet e bordeve te reja ne keto ndermarrje ishin bere per te rehatuar militantet partiak dhe keto borde jane komplet joprofesionale dhe jo kompetente per punen qe po e kryejne.
​Kjo detyrimisht sjell pasoja ne keqesimin e gjendjes financiare te ketyre ndermarrjeve si psh: ne stacionin e autobuseve ne Ferizaj punetoret jane ata qe po i bartin keto pasoja, duke u detyruar qe te marrin pushim pa pagese vetem e vetem per te mbijetuar ndermarrja financiarisht. 
​Kete gjendje e ka renduar edhe shpikja e pozitave te panevojshme qe nuk kane ekzistuar me heret, sic eshte rasti i emerimit te zevendes kryeshefit. 
​Punetoret e stacionit te autobuseve u detyruan per hir te pushtetit ta perligjin kete veprim, duke u detyruar ta neshkruajne pushimin pa pagese kunder vullnetit dhe kushteve te tyre materiale. Madje edhe frikesohen ta pranojne publikisht per shkak te shantazheve te pushtetit. 
​Fatin e njejte me heret e kishin edhe disa punetor te NPL Ambienti ne Ferizaj. 
​Gjithashtu edhe ne ndermarrjen Pastertia punetoret i marrin pagat deri ne 3 muaj me vonese. Marrja e pages cdo tre muaj ka qene e panjohur deri tash ne komunen e Ferizajt.
​Problem ne vete eshte edhe kthimi ne pune i anetareve te bordeve, te cilet me vendime te gjyqeve shetisin dere me dere per te realizuar te drejten e tyre, sepse kryetari nuk i zbaton vendimet e gjykates. 
​Nga ketu i bejme thirrje kryetarit Aliu qe te filloje te zbatoje vendimet e gjykatave per kthimin ne pune te anetarve te bordeve dhe te beje kompenzimin e pagave te humbura sipas vendimeve gjyqesore. 
​Te nderuar qytetare te Ferizajt, eshte per keqardhje qe vetem per nje vit te kesaj keq-qeverisjeje ndermarrjet publike jane sjelle ne prag te falimentimit dhe jo vetem per keqmenagxhim por edhe per sterngarkim te vazhdueshem me familjare e militante politik.
​LDK ne Ferizaj me shqetesim po e percjell dukurine e degradimit te ndermarrjeve publike me fajin e kryetarit Aliu.

Gëzim Kokollari
Asambleist i LDK – së ne Kuvendin e Komunes se Ferizajt