Komplet stafi dhe futbollistët e Kosovës dalin negativ për COVID-19

Komplet stafi dhe futbollistët e Kosovës dalin negativ për COVID-19

02.09.2020 11:00:05

E gjithë ekspedita e Kombëtares del negativ në testet për Covid-19.

Futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19.

Kosova do të ndeshet me Moldavinë të enjten para ballafaqimit me Greqinë, të dielën.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19. Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë.