Komplot kundër Abu Bekr Bagdadit, kreut të ISIS në Irak

08.08.2016 16:38:10

Disa prej krerëve të ISIS në provincën Kirkuk të Bagdadit kanë thurur komplot kundër Abu Bekr Bagdadit kreut të ISIS dhe më pas kanë shpallur besnikërinë ndaj Al Kaidës.

Sipas një njoftimi të Parstoday, disa prej krerëve të ISIS në provincën Kirkuk të Irakut, kanë shpallur besnikërinë e tyre ndaj Al Kaidës. Një prej burimeve lokale në Kirkuk ka thënë: Disa prej krerëve të ISIS ditën e dielë janë mbledhur në jug të provincës Kirkuk ku shpallën ndarjen e tyre nga Abu Bekr Bagdadi dhe lidhjen me Iman Dhuaheri kreu i Al Kaidës. Kjo është një goditje e rëndë që i është dhënë grupit ISIS dhe kreut të tij. Komploti i ri kundër Abu Bekr Bagdadit, krijon ndarjen e ISIS në disa grupe.

Vlen të theksohet se brenda grupit ISIS, ka konflikte të gjera të cilat janë krijuar për shkak të humbjeve të këtij grupi terrorist takfirist në provincën Selahudin, Anbar dhe disa pjesë të rajonit Giare dhe Sharkat. Ndarja e grupit ISIS në disa grupe ka ndikuar shumë në zhvillimet që lidhen me grupet terroriste dhe pritet të nisë një konflikt i armatosur mes përkrahësve të Bagdadit dhe Dhuaheri.

ISIS prej vitit 2014 ka marrë nën kontroll disa rajone të Irakut si provinca Ninva dhe jugu i provincës Kirkuk. Shumë territore që më parë kontrolloheshin nga ISIS, tani janë vënë nën kontrollin e ushtrisë irakiane, e cila ka nisur një ofensivë në Mosul qendër e provincës Ninva, që mbahet akoma i kontrolluar nga ISIS.