Kompozimet e Mozart zvogëlojnë krizat epileptike/ Mjekja tregon efektet “çudibërëse” të muzikës

19.01.2021 10:38:16

Dëgjimi i përditshëm i kompozimeve të Mozart mund të konsiderohet si një mundësi trajtimi plotësuese për të zvogëluar krizat për njerëzit me epilepsi. Në një studim të ri dhe të jashtëzakonshëm, shkencëtarët zbuluan se pacientët epileptikë që dëgjonin “Sonatën për dy piano në Do maxhor, K 448”, të kompozitorin austriak kishin tendencë të kishin më pak kriza.

Në 15-20 vitet e fundit, është argumentuar se dëgjimi i kompozimeve të Mozart nga njerëzit me epilepsi zvogëlon frekuencën e krizave, por ky zbulim nuk ishte provuar ende në një mënyrë të kontrolluar plotësisht.

Gjetjet, të botuara në revistën “Epilepsia Open”, mund të zgjidhin misterin e përfitimeve të mundshme mjekësore të muzikës, të cilat tani e tutje duket se janë të pakufishme.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja neurologe Entela Basha tregoi efektin që ka muzika te pacientët me epilepsi.

“Muzika është sot një ndër atributet kryesore të njerëzimit. Që në periudhat e hershme deri më sot, muzika cilësohet si një ndër faktorët dominantë në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve. Përmirëson shumë aspekte të jetës njerëzore, duke nisur që nga emocionet, nga sjellja, përmirëson organizimin, rrit nivelin intelektual.

Thuhet se nëse do të mbash trupin në formë duhet të bësh fizkulture, por nëse do të mbash mendjen në formë duhet të dëgjosh muzikë.

Muzika ndikon në ato që quhen funksione të larta konjiktive. Për sa i përket Mozart, për herë të parë në 1993 është cilësuar ajo që quhet ‘efekti Mozart’. Në bazë të një studimi të bërë u pa që dëgjimi i Mozart 10-15 minuta rrit koeficientin e inteligjencës me një shkallë që shkon 2.1 të pacientët që dëgjonin muzikë, në krahasim me atë që nuk dëgjonin”, sqaroi mjekja.

STUDIMI

Studimi përdori një model të përzier të rastësishëm, ku trembëdhjetë pacientë ishin të ekspozuar ndaj dëgjimit të gjashtë minutave të para të Mozart “Sonata për dy piano në Do maxhor, K 448” për tre muaj (periudha e trajtimit). Për tre muajt në vazhdim, pacientët ishin të ekspozuar ndaj një versioni të koduar (në periudhën e provës).

Ishte një periudhë tre-mujore si nivel reference dhe një periudhë tre-mujore vëzhgimi, para dhe pas periudhe dëgjimi, përkatësisht gjashtë-mujore. Ndryshimet në numrin e kizave epileptike të marra nga regjistrat e pacientëve u konsideruan se ishin rezultati kryesor i studimit.

Duke përdorur tre metodologji për të hetuar efektivitetin e trajtimit, gjetjet zbuluan një zvogëlim të numrit të krizave gjatë periudhës së trajtimit, i cili nuk u vu re për periudhën e kontrollit.

Rezultatet treguan se dëgjimi i përditshëm i akordit të parë të sonatës shoqërohet me një ulje të frekuencës së krizave tek të rriturit me epilepsi, thonë studiuesit. Kjo sugjeron që dëgjimi i përditshëm i kompozimeve të Mozart mund të konsiderohet si një mundësi trajtimi plotësues për të zvogëluar krizat në njerëzit me epilepsi.