Kompromiset e mëdha veç kanë ndodhur me Pakon e Ahtisarit

26.07.2018 15:10:54
Nga Fadil Maloku
Për, çfarë “kompromisesh” tjera të dhimbshme po flasinThaçi dhe Vuçiq?
Ja tri argumente të fuqishme, nga ato kompromiset super të dhimbshme, që i fuqizoj Projekti i Ahtisarit:
1. DISKRIMINIMI SUPERPOZITIV, ku një minoritet si serbët me vetëm 2/3%, mund ta kontestojnë çfarëdo vendimi të shumicës parlamentare, në rast se iniciativa, ideja apo propozimi i dhënë nga shumica parlamentare, nuk u shkon në favor të interesit dhe qëllimeve te (Serbisë) tyre. Kjo premisë ahtisariane, është testuar e (stër)testuar më së miri në rastet e Asociacionit, Demarkacionit dhe FSK-s
2. E DREJTA FAKTIKE E KONTESTIMIT të çfarëdo iniciative për të iu bashkangjitur çfarëdo shteti apo pjese territori jashtë Kosove (si më shkurt: mos me u bashku me Shqipërinë), por, edhe për të bashkangjitur copa tjera komunash e territoresh të huaja dhe vendore. Qe i bie se: ideja ndërrimit apo këmbimit të veriut të Kosovës, me Kosovën Lindore (lexo:Luginën) bien ndesh mu me ketë “kompromisin” ahtisarian!
3. LEGALIZIMI dhe legjitimiteti juridik, i: kontrollit, administrimit dhe menaxhimit të gjithë hapësirës territoriale nga ana e Kishës ortodokse serbe. Që prapë është një presedan i llojit të vetë, jo vetëm ne rajon por edhe ne mbare kontinentin! As Papati i Romes, nuk e ka një te drejte të tillë: ekonomike. sociale, politike dhe juridike