Komuna e Hanit të Elezit i dërgon arsimtarët për vizitë në Shqipëri

09.04.2019 22:15:07
Komuna e Hanit të Elezit pritet që t’i dërgojë arsimtarët e disa shkollave për vizitë në Shqipëri.

Rreth 85 mësimdhënës nga kjo komunë do të realizojnë vizitë në Shqipëri, për të cilën komuna e Hanit të Elezit ka ndarë rreth 6 mijë e 650 euro.

Kështu të paktën parashihet në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit.

Në njoftimin për kontratë nuk është saktësuar se sa do të zgjas vizita e tyre.